zhvillimet axhenda
"Berlin Plus nuk do ta ndryshojë dot lojën në rajon"
Më 31 maj 2017, në një konferencë të Ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Instituti Aspen në Berlin, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel njoftoi promovimin e një axhende të quajtur"Berlin plus". Konferenca u zhvillua në një sfond paqëndrueshmërie politike në vendet e Ballkanit Perëndimor që duket se kërcënonin paradigmën e hartuar me kujdes në rajon. Konflikti politik ishte i përhapur brenda dhe jashtë institucioneve politike.