zekthi
Kandidati i PD në Elbasan: Problemi nuk është Basha, zgjedhjet u blenë
Fitim Zekthi , kandidati i gjashtë në listën e PD për Elbasanin thotë se humbja nuk ishte për faj të kryetarit Basha, por për shumë arsye të tjera, një ndër to edhe sepse qytetarët kërkonin lekë. Zekthi, një njeri që vjen nga media, ka zbardhur një aspekt të realitetit shqiptar i cili nuk duhet mohuar, por duhet vënë në dukje fort, natyrisht pa i hequr asgjë përgjegjësisë së Bashës dhe pjesës tjetër.
Statusi i Zekthit
Një qeveri që ka në pronësi një Kishë*
Natën, pas disa ditë debatesh, qeveria shqiptare prishi një kishë ortodokse në fshatin Dhërmi të Himarës. Si gjithnjë, kuptimi i vërtetë i asaj që po ndodhte humbi duke prodhuar “ informacion” nga dhjetëra drejtime dhe duke mbushur përplot të gjitha mediat. Deri edhe drejtori i Agjencisë për Legalizimet, Artan Lame dha opinion duke thënë se “….herën e fundit që feja fitoi mbi shkencën, puna përfundoi me turrën e druve”. Për ngjarjen u shprehën deputetë, shkrimtarë, piktorë, ministra, kryetari i bashkisë së Himarës, përfaqësues të kishës ortodokse etj.