zakoni
Vdekja nuk është Fundi...
Vdekja është në qendër të jetës. Kështu shkruhet ndër të tjera në një reportazh të publikuar në “National Geographic” i cili trajton në zakon të çuditshëm, në mos unik që haset në Rantepao, në malësitë e ishullit indonezian të Sulavesit. Të vdekurit këtu nuk trajtohen si kudo në botë: për ditë të tëra, javë, muaj e deri edhe vite, ata mbahen në shtëpitë e familjes, brenda në qefinë, pranë tyre qëndrojnë njerëz dhe me ta bisedohet. Vdekja është vetëm një hap në një proces të gjatë krijimi. Ka funerale që zgjasin me javë, njësoj me mendimin se vdekja nuk i shkëput të gjitha lidhjet.