Yoko Ono
“Ti je vajza e duhur për t’u bërë e dashura e burrit tim”
Një grua që i kërkon një tjetre të ketë një marrëdhënie me të shoqin. Çifti në krizë është John Lenon dhe Yoko Ono. Është viti 1973. Ono ia kërkon këtë “nder” një 22-vjeareje. May Pang punonte për Apple Records dhe ishte asistente e çiftit më të famshëm të asaj kohe.
“Fundjava e humbur: një histori dashurie” është dokumentari që vjen në kinematë amerikane më 13 prill dhe tregon mes të tjerash edhe marrëdhënien mes këngëtarit të Beatles dhe vajzës së re.