xohaxopulos
"Amerikanët nuk ma falën blerjen e armatimeve nga Rusia"
"Pagova me burg blerjen e armatimeve nga Rusia dhe këtë amerikanët nuk ma falin. Pagova konfrontimet mes interesave ndërkombëtare në fushën e energjisë "- thotë ish-ministri grek i Mbrojtjes, Akis Xohaxopoulos në një intervistë për gazetarin Antonis Sroiter. "Nuk ka asnjë konspiracion global apo ndërkombëtar, por veprime armiqësore kundër Greqisë. As nuk kam lyer gishtin me mjaltë dhe as kam marrë rryshfet"- shton ish-ministri në intervistën që do të transmetohet të enjten në mbrëmje.
Ish-ministri grek i Mbrojtjes, Xohaxopulos, lë qelinë kundrejt 200 mijë eurove
Gazetat greke njoftojnë për lirimin e shpejtë të ish-ministrit të Mbrojtjes, Akis Xohaxopulos, i dënuar me 20 vjet burg për korrupsion në shitblerjen e armëve në kohën kur ishte në degtyrë. 77 vjeçari, dikur një ndër njerëzit kryesorë të PASOK ka siguruar 200 mijë euro që janë kërkuar lirimin e shpejtë. Sipas disa burimeve afër avokatëve mbrojtës, paratë u mblodhën nga të afërm dhe miq të tij i cili për më shumë vuan edhe nga probleme shëndeti.