Xi Jingping
Pak mençuri kineze: Le t’ia heqë zilen tigrit, ai që ia vari në qafë
Presidenti kinez ka zgjedhur fjalët e një poeti të vendit të tij për t’iu përgjigjur homologut amerikan për situatën e krijuar në Ukrainë. Xi Jingping citoi Hui Hong, një poet i antikitetit kinez, gjatë një bisede online me Joe Biden.
“Jie líng hái xu xì líng rén”, e përkthyer nga kinezishtja: Le t’ia heqë zilen tigrit, ai që ia vari në qafë, ishte përgjigjja e Jingping, e cila reflekton qëndrimin zyrtar të Kinës, që është distancuar nga sanksionet që Perëndimi i vuri Rusisë pas agresionit në Ukrainë.
Pekini zyrtar shfronëzon Maon: Gaboi me Revolucionin Kulturor
Partia Komuniste Kineze ka miratuar një "rezolutë historike", që sipas ekspertëve do të çimentojë statusin e Xi Jinping në historinë politike. Dokumenti me 36 mijë karaktere është një përmbledhje e historisë 100-vjeçare të partisë dhe trajton arritjet kryesore dhe drejtimet e saj në të ardhmen.
Ky dokument është i treti i kësaj natyre në historinë e Partisë Komuniste Kineze. I pari u miratua nga Mao Ce Duni në 1945 dhe i dyti nga Deng Xiaoping në 1981.
“Rrezikojmë të kthehemi në epokën e Luftës së Ftohtë”
Presidenti kinez, Xi Jinping, paralajmëron se tensionet në rajonin Indo-Paqësor mund të kthejnë mentalitetin e Luftës së Ftohtë.
Deklarata e tij vjen disa javë pasi SHBA, Britania dhe Australia njoftuan një aleancë të re sigurie në rajon, e cila I jep mundësi edhe Australisë të ndërtojë nëndetëse bërthamore. Kina e ka kritikuar ashpër marrëveshjen.
Në një video të regjistruar paraprakisht me Samitin e APEC, i cili po mbahet nga Zelanda e Re në një format virtual, Xi tha se përpjekjet për të vënë kufij në rajon përgjatë vijave ideologjike ose gjeopolitike do të dështonin.
Jingping: Tajvani do t’i bashkohet Kinës, nuk lejojmë ndërhyrje nga jashtë
Presidenti kinez, Xi Jingping, thotë se çështja e Tajvanit lindi nga dobësia dhe kaosi në të cilin u gjet Kina, por ai do të jetë nën qeverisjen e saj.
Tajvani është "një çështje e brendshme e Kinës dhe nuk lejojmë ndërhyrje të jashtme", tha Jinping në festimet për 110 vjetorin e Revolucionit të 1911-s.
“Lufta e ftohtë” e Kinës me Biden, Jingping: Amerika është arrogante
Duket si një fjalim i hartuar për të hyrë në histori ai që presidenti kinez, Xi Jinping, mbajti sot në Forumin Ekonomik Botëror. Ndryshe nga ç’pritej me largimin e Trump, Kina duket e vendosur për “luftën e ftohtë” me SHBA-të. Edhe pse asnjëherë nuk iu referua me emër Amerikës së Biden-it, Jingping nuk e kurseu termin arrogancë.