xhiseila maloku
Media-qeveri-prokurori, pushteti që doli lakuriq në rastin e Krujës
Media pranë pushtetit njoftojnë së fudmi se djali i deputetit të Krujës, Rrahman Raja, Rexhep Rraja, është arrestuar. Kërkesa për arrest është bërë nga prokurorja Mirela Kabo me akuzën e dhunës dhe përndjekjes ndaj shtetases Xhiseila Maloku. Një akt që duhet të kishte ndodhur në kushte normale proceduriale në muajin korrik, kur edhe është konsumuar ngjarja në fjalë, sipas denoncimit të shtetases Maloku, ndodh sot, pas presionit të madh politik dhe mediatik që ngërtheu këtë çështje.