xhamia e shen sofise
Turqia ngre Bord Administrimi për zhvillimin dhe ndërhyrjet në Xhaminë e Shën Sofisë
Qeveria turke ka miratuar ngritjen e një bordi administrative për ruajtjen e xhamisë së Shën Sofisë në Stamboll. Bordi është shprehje e një bashkëpunimi mes Ministrisë turke të Kurlturës dhe Drejtorisë së Çështjeve Fetare – Diyanet – institucione që do të ndajnë punët lidhur me këtë monument të transformuar së fundmi nga muze në xhami.
Bordi do të përcaktojë nevojat e ndryshme për ndërhyrje dhe në këtë kuadër mediat truke raportojnë se institucionet kanë dhënë garanci se nuk do të preket asgjë nga trashëgimia e Shën Sofisë.
Disa dritëhije mbi kthimin në xhami të Hagia Sophia nga Erdogani
“Sapo mësuam emrin e xhamisë së 3272 të Stambollit: xhamia Hagia Sophia” shkruan gazeta e njohur franceze, Le Figaro. Vetëm ky fakt mjafton për të gjykuar se veprimi i fundit i presidentit turk, Erdogan, i legjitimuar nga gjykata e shtetit në fjalë, nuk mund të jetë veçse i paramenduar dhe provokues. Madje, reagimi i Bashkimit Evropian, SHBA-ve dhe UNESCO-s, pasqyrojnë telendisjen e tyre përballë udhëheqjes së Turqisë nga njëra anë dhe marrëdhënieve që ato kanë me këtë të fundit nga ana tjetër.