Xhafa

Vendosmëria e të pavendosurve, kujt do t'i mbetet në derë reforma në drejtësi?

Postuar në 13 Prill, 2016 22:19

Duke kuptuar se koha po kalon dhe reforma në drejtësi po kthehet në një prolog deklaratash pa produkt, socialistët bënë një lëvizje të sforcuar me Fatmir Xhafën për të treguar se partia që udhëheq koalicioin e majtë është e vendosur për të plotësuar një imperativ të shqiptarëve siç është reforma në drejtësi.

Lobim për emërime në gjyqësor. “Njerëz të akuzuar po marrin detyra”

Postuar në 19 Mars, 2016 16:49

Gjyqtarë të akuzuar për fshehje pasurie janë emëruar së fundmi në detyra të ndryshme. Kështu thotë kryetari i Komisionit të Posaçëm për reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafa për “Vizon Plus”, sipas të cilit verifikimi i dosjeve të gjyqtarëve do të bëhet me vëzhgim ndërkombëtar. Ai ka folur për lobim të gjyqtarëve, në funksion të ruajtjes së gjendjes aktuale, e cila shpresohet se do të ndryshojë nga kalimi i reformës në Drejtësi.

Mohimi i hetimit ndërkombëtar për CEZ dhe “pavarësia e Shqipërisë” si gjethe fiku

Postuar në 24 Nëntor, 2015 18:25

Cilado qofshin mëkatet e opozitës së sotme dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, të paktën për aferën e CEZ, mund të thuhet se socialistët dhe kryetari apo lideri i tyre kanë gisht dhe kanë futur turinjtë mbaraz. Debati kaotik që u zhvillua muaj më parë nxori në dritë lidhje të shkurtra për operacione kontraktore si mbledhja e borxheve të CEZ, lojëra të dyshimta nga ish-kryeministri dhe ish-drejtuesi i ERE-s me çmimin e energjisë në funksion të fitimit.

Krerët e së majtës takim 90 minuta në Vilën 30, Meta vazhdon t'i kërkojë Ramës ndryshime në qeveri

Postuar në 23 Tetor, 2015 10:51

Dy aleatët kryesorë t ë së majtës, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta janë takuar sot në rezidencë qeveritare përballë Kryesisë së Kuvendit, që njihet ndryshe dhe si Vila 30. “News 24” bën të ditur se në takim janë të pranishëm edhe kreu i grupit parlamentar të PS­-së, Gramoz Ruçi si dhe kreu i komisionit të Ligjeve, njëherësh kryetari i komisionit për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafa. Raportohet se takimi mes tyre ka pak minuta që ka nisur rreth orës 10:15 të mënjgesit, ndërkohë që ende nuk është bërë e ditur tema e takimit.

Pages

Subscribe to RSS - Xhafa