vucevic
Mediat opozitare serbe shkruajnë se kryeministri i ri nis punën me një kopje të fjalimit të paraardhëses Brnabiç
Gazeta opozitare serbe “Danas” ka vënë në dukje një element qesharak të inaugurimit të kryeministrit të ri Milos Vuçeviç. Sipas gazetës në fjalë, Vuçeviç, një mbështetës gati robotik i Presidentit Aleksandër Vuçiç, ka kopjuar pjesë të fjalimit të tij nga fjalimi i Ana Brnabiç, kur kjo mori detyrën vite më parë si drejtuese e Ekzekutivit.
Të dy e shpallën arsimin dhe shkencën prioritet. Vuçeviç kopjoi pjesë të fjalimit të paraardhëses rreth nevojës “për të vijuar që Serbia të jetë vendi më progresiv në Europë në terma të cilësisë dhe inovacionit