vmro
Opozita maqedonase: Rishikojmë Marrëveshjen e Prespës, nëse fitojmë zgjedhjet
Partia kryesore opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE ka deklaruar përmes sekretarit të saj për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Timco Mucunski se nëse do të fitojë zgjedhjet do të rishikojë marrëveshjen e Prespës.
Nëse do të formohet një qeveri e ri, prioriteti i saj do të jetë vendosja e Maqedonisë në rrugën e anëtarësimit në BE. Nëse e arrijmë këtë, do të jetë më e lehtë që të rihapen këto çështje, të rihapet çështja e vetëvendosjes, të cilën Marrëveshja e Prespës na e mohon. Ka mënyra ligjore si bëhe kjo
Partia e Gruevskit moderon qëndrimet për referendumin e 30 shtatorit
Opozita konservatore maqedonase do të votojë ndryshimet kushtetuese që rrjedhin nga një votë pro referendumit për çështjen e emrit. Gazeta greke, “Kathimerini” citon kreun e VMRO-DPMNE, Hristo Mickoski të jetë shprehur se nëse qytetarët maqedonas do të shprehen pro emrit të ri, atëherë kjo parti nuk do të bllokojë procesin e përditësimit kushtetues që rrjedh nga ko votë.
Duke folur për votën e mbështetësve të tij, Miskoski ka qenë evaziv duke u shprehur se “ata do të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre”.
Bombat e Zaevit rezultojnë shurdhuese. Gruevski fiton për të dhjetën herë në Maqedoni
Nikolla Gruevski është fitues i zgjedhjeve në Maqedoni. Pasi ka përfunduar thuajse çdo gjë me procesin e numërimit, ish-kryeministri që drejtin partinë konservatore VMRO-DPMNE, nuk e fshehu kënaqësinë: