vlahutin

Liderët...

Postuar në 11 Maj, 2016 16:06

Dy ditët e fundit, lajmet për pjesëmarrjen e ambasadorëve Donald Lu e Romana Vlahutin në mbledhjet e Grupeve Parlamentare të PS-së e LSI-së, nuk i kanë lënë shqiptarët pa argëtimin e zakonshëm që karagjozët e politikës ofrojnë falas. Përveç diskutimit se pjesëmarrja e ambasadorëve në këto mbledhje është shumë fyese dhe lidhet me sovranitetin – i cili nuk mund të kuptohet pa dinjitetin – interes përbën sjellja e atyre që i quajnë, apo vetëquhen Liderë. Impotenca e tyre që doli lakuriq, si atuja e vetme që kanë në politikë.

Lu dhe Vlahutin, emisarët e reformës në drejtësi. Kryeministri: Është edhe në interesin e BE-së

Postuar në 10 Maj, 2016 17:21

Dy ambasadorët aktivë në Tiranë, ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu dhe Romana Vlahutin e Bashkimit Europian, kanë marrë pjesë sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. “Jemi në një udhëkryq të pazakonshëm”, tha Donald Lu, ndërkohë që Vlahutin, e cilësoi prezencën e tyre në mbledhje si pjesë të dialogut dhe jo shkelje të sovranitetit. Nga ana e vet, kryeministri Edi Rama, ka synuar ta arsyetojë si të dobishëm prezencën e ambasadorëve në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, duke shtuar madje se reforma në drejtësi është interes edhe i BE-së.

A mund ta ndryshojë nenin 177 trysnia e SHBA-së dhe e BE-së?

Postuar në 15 Janar, 2016 01:17

Kushtetuta e Shqipërisë, në bazë të nenit 177 të saj, mund të ndryshohet vetëm në qoftë se të paktën 2/3 e parlamentarëve bien dakord për ndryshimin e saj. Ata, po të duan, ndryshimin mund t’ia paraqesin sovranit popull për miratim në një referendum, ose thjesht e fusin në fuqi menjëherë pas dekretimit nga Presidenti i Republikës.

Mesazh për reformë të thellë, pa keqardhje, pa kompromise

Postuar në 30 Dhjetor, 2015 15:01

Kur dy javë më parë ambasadori amerikan dhe delegacioni i BE-së në Tiranë ashpërsuan gjuhën publike kundër elitës së korruptuar në gjyqësor, prokurori dhe segmentet vendimmarrëse të shtetit, dhe paralajmëruan edhe masa drastike (listë e zezë për ndalim udhëtimi në SHBA) për politikanë e zyrtarë të korruptuar, - në rrethet diplomatike pri

Korrupsioni në gjyqësor, ose gjyqtarët hajdutë, kërkesë e panegociueshme nga BE

Postuar në 24 Nëntor, 2015 18:48

Bashkimi Europian po shprehet shumë qartë së fundmi për situatën e korrupsionit në Shqipëri. Sidomos në gjyqësorin shqiptar. Fjalët e hapura, akuzat direkte, vijnë nga ambasadorja e BE-së në Tiranë si konstatime, njësoj siç flitet nga shumëkush në Shqipëri. E ndërkohë që edhe vetë kryeministri e quan gjyqësorin një korporatë, apo më keq, askush nuk i kërkon atij, apo ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin, të provojnë atë që thonë. Gjithsesi deklaratat e Vlahutin duhen marrë si adresime direkte të BE-së që e ftojnë politikën të veprojë:

Pages

Subscribe to RSS - vlahutin