vjollca hoxha
A po shkon drejt Gjykatës edhe pronësia e Digitalbit?
Tre nga biznesmenët kryesorë në Shqipëri janë bërë zyrtarisht aksionerë në një prej kompanive më të mëdha që operojnë në fushën e komunikimit dhe medias. Në datën 31 dhjetor 2019, Qendra Kombëtare e Biznesit ka publikuar transferimin e aksioneve të disa prej aksionerëve të Digit-Alb drejt Samir Manes, Alba Ginës(bashkëshorte e Aleksandër Frangaj) dhe Agim Zeqo.
Përshkallëzohen përplasjet për pronësinë e Top Channel
Përfaqësuesit ligjorë të dy aksionerëve të Top Channel, kanë depozituar një kallëzim në Prokurori, ndaj gjykatëses Teuta Hoxha pas një vendimi të marrë prej saj në seancën e datës 5 shkurt që i jepte të drejtën e administrimit të kanalit për fazën kalimtare, Vjollca Hoxhës me 8% të aksioneve. Ky vendim sipas dy aksionërëve të tjerë konsiderohet i jashtëligjshëm dhe i falsifikuar.
“Top-Channel” kalon nën drejtimin e presidentes Vjollca Hoxha
“Top-Channel” ka zyrtartizuar sot ndryshimet që përfliteshin prej kohësh. Përmes një njoftimi të publikuar në faqen online, TCh njofton se në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm që nga sot do të jetë Presidentja e kompanisë “Top-Media”, Vjollca Hoxha. “Ky vendim ka ardhur pas largimit të drejtorit të mëparshëm, Enkelejdi Joti, i cili qëndroi në këtë pozicion për më shumë se një dekadë. Top Channel dhe Top Media falenderojnë zotin Joti për kontributin e tij gjatë kësaj periudhe në pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të kompanisë.