video regjistrimi
Audioregjistrimi i Gjirokastrës, ministri i Brendshëm ka fjalë të mira për median. Ende asnjë sqarim për përgjimin e tij në zyrë
Kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës u regjistrua teksa kërkonte favore seksuale në këmbim të ndikimit të vet. Rasti është publikuar nga emisioni “Stop” në Tv Klan dhe sikurse pritej prodhoi reagimet e zakonshme në kësi rastesh: ministri i Drejtësisë në lidhje telefonike deklaroi se Këshilli i Lartë i Drejtësisë duhet ta shkarkojë gjyqtarin. Unioni i Gjyqtarëve lëshoi një deklaratë përmes së cilës “u distancua nga akte të tilla”, për të pritur ditën e nesërme ku me siguri ky akt i kapur në flagrancë do të shërbejë për të riaktivizuar propagandën e një “reforme radikale në drejtësi”.