vetingu

Bollino: Rama t’u thotë “jo” ndërkombëtarëve për hir të stabilitetit. Vetingu, të huajt vetëm monitorim moral

Postuar në 15 Korrik, 2016 08:17

Carlo Bollino, botues i “shqiptarja.com”, administrator i “Report Tv” dhe një njeri i afërt me kryeministrin Edi Rama, ka publikuar sot një opinion situatën ekrijuar nga përplasja për reformën në drejtësi. Bollino sjell si krahasim rastin e “jo” së së Ramës për armët kimike, e cila nuk prodhoi kosto për të, pasi “amerikanët e mirëkuptuan dhe dipomacia shpjegoi pjesën tjetër”. Mirëpo Bollino ndan një tjetër mendim kur vjen puna për “Jo” e kësaj radhe ndaj ndërkombëtarëve. Teksa i cilëson si tradhëtarë të interesave kombëtare ata që janë kundër reformës, Bollino bën një analizë të tillë:

Luftë nervash, edhe BE me deklaratë arrogante kundër PD-së: Monitorimin do ta kemi ne

Postuar në 13 Korrik, 2016 18:30

Bashkimi Europian ka dale me një deklaratë të fortë kundër Partisë Demokratike dhe qëndrimit të saj për propozimin e fundit amerikan për reformën në drejtësi. Në një deklaratë me shkrim ku shpreh keqardhjen që lidershipi i Partisë Demokratike e refuzoi propozimin për kompromis, BE thotë se besueshmëria e reformës në drejtësi varet përgjithësisht nga besueshmëria e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas saj për ta garantuar këtë, një rol i kufizuar specifik i komunitetit ndërkombëtar përmes Operacionit Ndërkombëtar Monitorues është thelbësor.

Nga ndryshon propozimi i PD nga ai amerikan, sharra ngec te monitorimi nga ndërkombëtarët

Postuar në 13 Korrik, 2016 11:53

Propozimi i PD-së kërkon përjashtimin e ndërkombëtarëve nga vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Komisioni i përbërë nga tre kategori pozicionesh në strukturat e Vetting–ut: a) Komisionerët, b) Komisionerët Publikë dhe c) gjyqtarët e Dhomës së Apelit zgjidhet politikisht dhe është ai që përjashton kandidatët. Amerikanët propozuan që të marrin ata dhe jo europianët në dorë drejtimin e Komisionit Ndërkombëtar të Vetingut. Propozimi i PD-së është bërë dje. Por ai bie në kundërshtim me atë që kërkojnë ndërkombëtarët dhe draftin aktual në tryezën e komisionit të reformës.

Dje ishte dje, sot është sot: “Vija e kuqe jo imja, por e SHBA dhe BE”

Postuar në 11 Korrik, 2016 17:30

Një ditë pasi ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit, Victroria Nuland, deklaroi se ka një propozim hibrid për çështjen e vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët në kuadër të reformës në drejtësi, ka folur edhe kryeministri Eid Rama. I cili deri më dje deklarohej i vendosur për të mos lejuar një reformë që u jep të drejta partive.

Pages

Subscribe to RSS - vetingu