Luftë nervash, edhe BE me deklaratë arrogante kundër PD-së: Monitorimin do ta kemi ne

Postuar në 13 Korrik, 2016 18:30

Bashkimi Europian ka dale me një deklaratë të fortë kundër Partisë Demokratike dhe qëndrimit të saj për propozimin e fundit amerikan për reformën në drejtësi. Në një deklaratë me shkrim ku shpreh keqardhjen që lidershipi i Partisë Demokratike e refuzoi propozimin për kompromis, BE thotë se besueshmëria e reformës në drejtësi varet përgjithësisht nga besueshmëria e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas saj për ta garantuar këtë, një rol i kufizuar specifik i komunitetit ndërkombëtar përmes Operacionit Ndërkombëtar Monitorues është thelbësor. Ndoshta për herë të parë Brukseli shprehet me arrogancë për të marrë në kontroll filtrin e drejtësisë.

“Propozimi aktual për kompromis reflekton pozicionin tonë të qartë që komuniteti ndërkombëtar duhet të sigurojë monitorim të fuqishëm për të garantuar besueshmërinë e procesit, përfshirë pre-vetingun e anëtarëve të organeve të vetingut, duke dhënë, sipas rastit, rekomandime negative. Komuniteti ndërkombëtar nuk ka sugjeruar kurrë pasjen e ndonjë pushteti ekzekutiv, meqë është thelbësore që autoritetet shqiptare të ruajnë zotërimin e plotë”-theksohet në deklaratën e Bashkimit Evropian.

Në këto kushte BE ka rritur presionin mbi opozitën, duke theksuar se tani negociatat duhet të mbërrijnë në një konkluzion pozitiv dhe se  do të diskutohet nga Zëvendës Sekretaria e Përgjithshme e Shërbimit Evropian të Aksionit të Jashtëm Helga Schmid gjatë vizitës së saj në Shqipëri sot dhe nesër.

Comments

Submitted by SOPATA DARDHARIT (not verified) on

U zgjat e u zgjat, e na u be terkuze, kjo reforma ne drejtesi.
Kur demokracia, i kercen ne kurriz ligjit, nga demokraci, kethehet ne SHKERDHATOKRACI.
Liria e demokracise, kur nuk njihet ndeshkueshmeria nga ligji, per krimet shteterore, kethehet ne vdekje e lirise demokratike.
Kjo lloj SHKERDHATOKRACIE, e udhehequr dhe e mbrojtur nga PD, me krye Sali Berishen e Lul Bashen, duhet dhe do te marre fund patjeter, ne te kundert, vullkani i fjetur popullor, do te zgjohet nga gjumi, dhe do te marre perpara dhe do te lincoje kete klase politike te korruptuar qe kemi ne krye, bashke me drejtuesit e sistemit kanceroz te drejtesise ( prokurori e gjykate), ku vetem nje operacion i thelle e radikal, mund te riktheje besimin e njerezve, se ky vend mund te BEHET.
Per te rivendosur drejtesine, SHQIP, i thone, duhet SEPATA E DARDHARIT, ne koke te krimit, krimineleve e hajduteve qe kane uzurpuar drejtesine shqiptare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.