Nga ndryshon propozimi i PD nga ai amerikan, sharra ngec te monitorimi nga ndërkombëtarët
Propozimi i PD-së kërkon përjashtimin e ndërkombëtarëve nga vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Komisioni i përbërë nga tre kategori pozicionesh në strukturat e Vetting–ut: a) Komisionerët, b) Komisionerët Publikë dhe c) gjyqtarët e Dhomës së Apelit zgjidhet politikisht dhe është ai që përjashton kandidatët. Amerikanët propozuan që të marrin ata dhe jo europianët në dorë drejtimin e Komisionit Ndërkombëtar të Vetingut. Propozimi i PD-së është bërë dje. Por ai bie në kundërshtim me atë që kërkojnë ndërkombëtarët dhe draftin aktual në tryezën e komisionit të reformës.
Partia Demokratike ktheu një përgjigje për propozimin amerikan të kompromisit dhe përgjigja e opozitës nuk i jep Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian fuqi vendimmarrëse në procesin e vettingut.
Në propozimin e saj të ri, opozita u jep ndërkombëtareve rol vëzhgues, por jo atë "të duhurin", siç u shpreh të dielën Ndihmëssekretarja e Shtetit, Viktoria Nuland. Në propozimin amerikan, ndërkombëtarët kishin fuqi vendimarrëse për procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve, ndërsa opozita i përjashton ata nga ky rol raporton Top Channel.
Add new comment