Vaslili
Opera me dy akte dhe arsyet pse Edi Rama bërtet Vettingu Vettingu..
Gjysma e qeverisë është kapur pas Vetting-ut dhe në veçanti dy ministra, kryeministri dhe kryetari i bashkisë së Tiranës janë katër komisarët e retorikës të amplifikuar për barazi e drejtësi sidomos pas presionit që ka provokuar protesta e opozitës. Përpos disa shifrave dhe inagurimeve që janë lënë për në qershor, kryeministri ka gjetur flamurin e radhës për t'i rokanisur kokën publikut se është Vettingu që e ka penguar të ketë rezultate në qeverisje.