urbanistika
Ku na shkuan kalatë dhe sarajet?
Fotoja përbri është postuar në Facebook nga një shoqatë që trajton historikun e Sarandës dhe shoqërohet me këtë teskt:
Sarande 1851, pejsash nga Edward Lear.
Ne plan te pare eshte Kalaja e Sarandes me 24 kulla e cila ekzistonte deri ne vitet 20 -te te shekullit te kaluar
Sarandë, rifillon për herë të katërt puna për bulevardin
Në Sarandë ka rinisur puna për brezin urban. E njofton kryeministri Rama në Facebook bashkë me disa pamje nga punimet në bulevardin e qytetit.
I shkreti bulevard çka hequr nga nallbanët e Tiranës që duken në ato anë me kapardisjen e të qytetëruari, por që nuk bëjnë gjë tjetër veçse me llastiqet e banditizmit në dorë thyjenë xhamat e asaj që ka mbetur.
Saranda u ndërtua nga italianët, më saktë iu dha fizionomia e qytetit nga italianët dhe njësoj si Tiranës së qendrës, çdo arnim shqiptar i qëndron si mish i huaj, si një tumor malinj që duhet operuar.
Tirana abstrakte e Erion Veliajt
Lewis Mumford, një nga sociologët urbanistë më të rëndësishëm, ka shpjeguar se mënyra se si zhvillohet një qytet, që nga fasadat e godinave, sheshet, rrugët e deri te kanalizimet, na tregon natyrën e pushtetit që e kontrollon atë. Tirana është qyteti që e ilustron më së miri këtë, duke shfaqur kudo striptizën e një pushteti që nuk kujdeset aspak t’i fshehë paudhësitë e veta. Pushteti është në Tiranë, më i dukshëm dhe më brutal se në çdo qytet tjetër në Europë, duke demonstruar hapur e pa turp se si politika po asfikson jetën e qytetarit, duke e bërë këtë qytet të pajetueshëm dhe depresiv.
Kullat lartësohen edhe në Prizrenin tradicional
“Koha Ditore” shkruan sot për goditjen urbanistike që I është dhënë Prizrenit, një qytet që ndoshta më mirë se çdo qytet tjetër shqiptar kishte ruajtur deri më sot fizionominë e tij karakteristike. Ilustrim me një fotografi të Eroll Bilibanit në lagjen “Jeni Mahallë” flet vetë. Njësoj si në Shqipëri edhe në Kosovë opozita akuzon qeverinë, por nuk dëgjohet për ndonjë plan a premtim se kjo nuk do të vazhdojë.
Foto/Qytet me shumë turistë, por jo qytet turistik. A është e mundur këtu Rilindja Urbane?
Qeveria dhe kryeministri prej kohësh promovojnë "Rilindjen Urbane" që konsiston në rehabilitim qendrash të qyteteve. Saranda qendrën e ka të rehabilituar, ndaj do pyetur a është i mundur ky projekt në këtë qytet ku siç shihet ka ndodhur një shpartallim urban.