universiteti mjekesor
Zakoni i kërcënimeve në zgjedhjet universitare/Kandidati për universitetin Mjekësor, Bara, referon një rast të dytë
Rasti i kërcënimit me jetë të kandidatit për rektor në universitetin e Tiranës, Mynyr Koni, ka hapur debate të mëdha, për cilësinë e zgjedhjeve, lirinë në to dhe sidomos për llojin e akademikëve që i japin tituj njëri-tjetrit, por nuk mungojnë të përdorin instrumente të errëta për të marrë një karrige. Kandidati për rektor në Universitetin Mjekësor të Tiranës, Petrit Bara, thotë në një intervistë për “Ora-News” se ky nuk është rasti i vetëm, ndonëse në rastin e tij, bëhet fjalë për kërcënime nga politika.