unioni
Nisi me bashkimin e qymyrit dhe çeilikut, po përçahet për emetimin e karbonit
Tensionet franko-gjermane për emetimin e karbonit, që lidhet direkt me industrinë e makinave, dalin në sipërfaqe pak para samitit të BE-së. Problemi lidhet me draftin e propaganduar gjerësisht për ndalimin e shitjes së makinave me motor me djegie të brendshme deri në vitin 2035.
Ironia në këtë situatë lidhet me faktin se vetë BE-ja u pagëzuar nga një Traktat i vitit 1952, njohur edhe si Komuniteti Europian i Qymyrit dhe Çelikut, premisa bazë e ndërtimit të institucioneve europiane që sot janë BE.
BREXIT vë në lëvizje ndarjen e Mbretërisë së Bashkuar
Akti i dytë i shkëputjes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian do të vendosë në tavolinë rishikimin e marrëdhënieve brenda vetë ishullit. Në një opinion publikuar në “Financial Times”, Philip Stephens, shkruan se shkëputja e Skocisë nuk është e pashmangshme, por marrëdhniet brenda Mbretërisë nuk mund të jenë më të njëjtat.
Ideja e një unioni për Ballkanin Perëndimor fiton terren
Përforcohet edhe më tej ideja e një unioni për Ballkanin Perëndimor, si një formulë të cilën BE-ja e sheh si më të mirën për të zbutur integrimin e vendeve tona. Në një intervistë për “European Western Balkans”, Jiří Schneider, drejtor Ekzekutiv në Institutin Aspen, ish-zv.ministër i Çekisë, thotë se aktualisht sfidat e sigurisë janë kryesoret. Me këtë përcaktim mundet të kuptohen fare mirë se përse tolerohet shumëçka në rajonin tonë nga një Europë që deri më dje kërkonte standarde përmbi të gjitha.
Unioni i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në linjë me PD, ankohet në Kushtetuese për Vetting-un
Teksa qeveria është në pritje të një vendimi nga Gjykata Kushtetuese për Ligjin e Vetting-ut, si parakusht për të fituar çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE, është Unioni i Gjyqtarëve që ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kundërshtitë e tij për ligjin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Shansi i fundit për Europën?
Bashkimi Europian po përballet me një grup vërtetë tmerrues krizash. Pas krizës të tejzgjatur të euros dhe borxhit sovran që polarizoi dhe radikalizoi kontinentin, duke krijuar një çarje të thellë veri-jug, mbërritja e qindra mijëra refugjatëve kanë vënë përballë lindjen (plus Mbretërinë e Bashkuar) kundrejt perëndimit. Shto këtu ndasitë dhe kontradiktat e shumta, dhe kolapsi i BE-së mund të duket më i mundshëm se kurrë.
Kohezioni i Evropës humbi në moçalishten e Ballkanit
Fërkimet aktuale politike ndërmjet shteteve anëtare të BE-së, janë një dëshmi syçelët, jo vetëm e gjendjes së kohezionit në union, por edhe për lidhjen mes kohezionit dhe kapacitetit të Evropës për të vepruar së bashku. Në një pikëpamje mbizotëruese, kohezioni duhet të rritej me shtimin e ndërvarësisë dhe ndërveprimit midis evropianëve.