Ideja e një unioni për Ballkanin Perëndimor fiton terren

Postuar në 09 Qershor, 2017 13:09

Përforcohet edhe më tej ideja e një unioni për Ballkanin Perëndimor, si një formulë të cilën BE-ja e sheh si më të mirën për të zbutur integrimin e vendeve tona. Në një intervistë për “European Western Balkans”, Jiří Schneider, drejtor Ekzekutiv në Institutin Aspen, ish-zv.ministër i Çekisë, thotë se aktualisht sfidat e sigurisë janë kryesoret. Me këtë përcaktim mundet të kuptohen fare mirë se përse tolerohet shumëçka në rajonin tonë nga një Europë që deri më dje kërkonte standarde përmbi të gjitha. Sipas tij, Europa me problemet e veta, por edhe Ballkani me të vetat, e largojnë dhe vështirësojnë integrimin, çka sugjeron që Ballkani Perëndimor sipas tij, të optimizojë politikat në një strukturë mbikufitare.

Zgjidhja më e mirë për Ballkanin është të bëhet pjesë e një strukture më të gjerë, sepse Ballkani Perëndimor i fragmentarizuar nuk është i qëndrueshëm, ai është premisë e çdo krize në të ardhmen. Duhet të ketë një lloj ombrelle nën të ciilën është e nevojshme të zhvillohet një bashkëpunim mes shteteve”, tha ai.

Duke folur për të ashtuquajturën influencë ruse, Schneider ka nënvizuar se nëse ajo është beninje, nuk ka ndonjë probleme. Nuk e dëmton Perëndimin, por dëmton vendet e Ballkanit. Sipas tij, nëse rusët synojnë krijim varësie kjo është shqetësuese, por nëse kemi të bëjmë vetëm me bashkëpunim ekonomik, atëherë nuk ka pse të krijohet alarm.

https://europeanwesternbalkans.com/2017/06/09/ewb-interview-jiri-schneid...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.