udhetimi ne hapesire
Inteligjenca aliene? Me shumë gjasë, një entitet elektronik. Universi ynë, mund të mos jetë i vetmi...
Martin Rees, Profesor Emeritus i Kozmologjisë dhe Astrofizikës në universitetin e Kembrixh, jep një intervistë për “The Conversation” në të cilën jep disa përgjigje interesante për planetin tonë, kërkimin e jetës aliene, mundësitë e saj dhe raportin e njeriut me universin. Kërkimi i jetës është diçka e pandashme nga kuptimi që ne kemi përftuar për vetë ekzistencën tonë, por Rees thotë se jeta inteligjente, nën evoluim të vazhdueshëm duhet të mos asociohet detyrimisht me jetën organike.