twitter

Cicërimat pa vlerë të ambasadorit Soreca

Postuar në 03 Korrik, 2019 12:46

Sot ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luixhi Soreka u ka bërë thirrje palëve politike të angazhohen urgjentisht në një dialog politik për të kapërcyer situatën aktuale. Sipas tij, si qeveria, ashtu edhe opozita duhet të tregojnë pjekuri dhe të përqendrojnë përpjekjet e tyre në objektivat që lidhen me vendimin e Komisionit në Tetor për çeljen e negociatave.

Në një seri postimesh në rrjetin social tuiter diplomati europian thotë se është koha për të ecur përpara me reformat e sundimit të ligjit.

“Fiasko e Facebook, por edhe Twitter keqpërdoret”

Postuar në 29 Mars, 2018 10:47

"Në Facebook dhe Twitter, shpesh nuk është vendi i mirë për të gjetur dikë." Me  këtë shprehje tipike, shpikësi i World Wide Web (WWW), Sir Timothy Berners-Lee, një nga figurat më të rëndësishme të botës teknologjisë moderne,  bëri publike shqetësimet e tij rreth përdorimit të mediave sociale si një mënyrë për të ushtruar ndikimin politik, nga përdorimi i të dhënave personale apo reklamave gri.

Twitter bllokon reklamat e Sputnik dhe Russia Today

Postuar në 26 Tetor, 2017 19:59

Twitter bllokon të gjitha reklamat e rrjetit televiziv rus RT (Russia Today) dhe agjencisë ndërkombëtare ruse të lajmeve Sputnik. 

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi ishte i bazuar në një raport të inteligjencës amerikane që arriti në përfundimin se TV RT dhe Sputnik kishin tentuar të ndërhynin në zgjedhjet presidenciale të SHBA në vitin 2016 nga qeveria ruse.

Miliarderi 36 vjeçar: Nuk jam i lumtur, jam vetëm

Postuar në 21 Gusht, 2017 09:15

Çdo gjë bëhet për para, por ndoshta paraja nuk është gjithçka. Markus Persson është 36 vjeç dhe mund të thuhet se ka arritur atë që pak njerëz munden. Ai është 36 vjeç, ka themeluar Mojang, krijoi Minecraft që ja shiti Microsoftit për 2.5 miliardë dollar. Bingo. Persson iu fut me energji një jetë të re. Një detaj: një vilë 70 milionë dollarë në Beverly Hills. Por nuk qe e thënë që paraja të sillte gëzim. Në disa postime të fundit në twitter, ai përcjell vetmi, melankoli dhe ndjesinë e izolimit.

Ish-Republika e Turqisë/Erdogan heq fjalën "republikë" nga llogaria e tij në twitter

Postuar në 15 Gusht, 2017 12:07

Recep Tayyip Erdogan ka formalizuar edhe në rrjetet sociale ambicien e tij për eliminimin final të Repubikës turke. Qendra e Stokholimit për Lirinë, një organizatë e emigrantëve politikë turq, ka vënë re ndryshimin që i është bërë llogarisë në Twitter të Erdogan, i cili ka hequr fjalën “Republika e” duke ndryshuar prezantimin në “President i Turqisë” dhe kryetar i AKP-së”.

Ndonëse simbolik, akti thotë shumë në kuadër të asaj që po ndodh në Turqi, tanimë ish-Republika e Turqisë.

Trump “grushton” CNN

Postuar në 02 Korrik, 2017 16:46

Incidenti më i fundit me rrjetin CNN kur tre gazetarë të njësisë investiguese u detyruan të dorëhiqen pasi një shkrim i tyre për kontakte të fushatës së Trump me rusët, u konstatua si jashtë standardit editorial i ka dhënë argument presidentit amerikan që të bëjë një nga ato shakatë e veta performative. Me një postim në profilin e tij në rrjetin social Twitter, Trump, ka modifikuar një video të vitit 2007, ku ai shfaqet në një ndeshje ërestling duke vënë në rolin e “humbësit” që grushtohet logon e CNN. Komentet e Trump janë shumë triumfaliste teksa e quan CNN rrjet mashtrimesh.

Pasive që nga shtatori 2015, llogaria në twitter e FBI-së nis publikimet kundër Clinton!!!

Postuar në 07 Nëntor, 2016 09:55

Kjo llogari e administruar nga FBI-ja në twiter është riaktivzuar këto ditë me publikimin e disa materialeve pozitive për Fred Trump, babai i kandidatit Donald Trump dhe materialeve akuzuese për Bill Clinton kur ishte president. ME sa duket FBI-ja po punon qartë për shmangien e fitores së Hillary Clinton, për të cilën thuhet se në Byro ka një "antipati visherale". Por kjo është një lojë që cenon sistemin, njësoj si akti i Comey që mbylli hetimin për 650 mijë emaile, pa dhënë siguri se e ka bërë punën e vet. Llogaria në fjalë ishte pasive që nga shtatori i vitit 2015!!!

 

Pages

Subscribe to RSS - twitter