trupat rumune
Raportime për dislokim të trupave rumune në kufi me Moldavinë. Goditje mbi Kherson dhe në Azovstal
Media të ndryshme raportojnë për sulmin më të madh ajror të Rusisë që nga nisja e luftës në Ukrainë. Sulmi është përqendruar mbi impiantin më të madh të çelikut në Europë, Azovstal, ku janë dislokuar trupa ukrainase dhe civilë. Mdiat citojnë raporte për mbi 50 goditje ajrore kryer nga avionë bombardues Tubolev dhe Sukhoi. Lidhur me këtë situatë, zëdhënësi I Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar se për Azovstal ka vetëm një negociatë: civilët mund të largohen ku të duan, kurse trupat ushtarake duhet të dorëzojnë armët.