troshani
A mund ta rishkruajë historinë një dekoratë Presidenti?
Gjergj Meta shkruan sot një opinion në gazetën “Panorama” mbi dekorimin nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, të përfaqësuesit të Kishës Katolike: Kardinal Ernest Simoni(Troshani) me dekoratën “Nderi i Kombit”. Meta, një njeri i pranishëm në publicistikën shqiptare, jep mendimin se dekorimi me këtë urdhër “…i dhënë nga institucioni më i lartë i vendit për këto kategori personash, në specifikën e historisë sonë kombëtare, në një vend ku institucionet vlerësohen si duhet, merr përmasat e një rishkrimi dhe rishikimi të historisë”.
Pak më poshtë Meta shton se:
Kardinali katolik Troshani i flet popullit pa dallim feje, krahine e ideje. Në emër të Kishës...
Këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë mbajti një fjalim kardinali katolik Dom Ernest Troshani, i cili iu drejtua me një mesazh deputetëve të kuvendit dhe popullit shqiptar. Ai e quajti një nder të pashoq “me folë nga foltorja e Kuvendit në emën të Kishës Katolike Shqiptare”.