trashegimia
Një patriark që flet për luftë dhe dënglat e diplomacisë ballkanike për miqësim e integrim
Irinej, Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, ka deklaruar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, se nëse vjen puna te mbrojtja e serbëve dhe e pasurisë historike të tyre që gjendet në Kosovë, do të duhej të përdorej edhe forca. “Nëse vjen puna te përdorimi i forcës, atëherë ne duhet të bëjmë gjithçka që të marrim atë që na takon. Shpresoj që nuk do të kemi mundësinë të mbrohemi kështu...”, tha ndër të tjera, ai. Irinej ka vijuar më tej duke deklaruar vende të shenjta të serbëve, të historisë së tyre dhe të kulturës, ndodhen në Kosovë. Dhe se ato duhen mbrojtur.
Masakra me trashëgiminë shqiptare
Inxhinieri, arkeologu dhe restauratori Gjergj Frashëri prej kohësh është antagonist me strukturat e trashëgimisë shqiptare. Për hir të së vërtetës, në çdo moment ka mundur të përshfaqë mendimet e tij, por edhe të kritikojë me gishtin tregues, ata që ai mendon si përgjegjës të kësaj rrëmuje që po ndodh, dhe që po e pengon realisht evidentimin e trashëgimisë sonë. Akuzon gërrmuesit klandestinë, Ministrinë e Kulturës, ASHA, Institutin e Monumenteve por edhe Forumin e Trashëgimisë (intervistuesi ka qenë vetë anëtar i saj në muajt e fundit).
Zhurmuesit gojëmbyllur
Ka disa lajme me ndërtime pallatesh këto dy ditët e fundit. Lajme që lidhen detyrimisht me qeverinë e cila ka në krye një politikan që u ngrit në sezonin e zhvillimit të industrisë së ndërtimit në Shqipëri. E që për çudi, po vetë, me të ardhur në qeveri, e goditi duke e pezullluar thuajse fare. Thuajse. Pasi siç dihet shpallja e zonave me përparësi, apo pezullimi i ndërtimeve në kuadër të reformës territoriale, nuk penguan që një pallat te Liqeni Artificial të vijonte punën. Së fundmi pallatet po rigjallërohen sa nga Laguna Blu, aq edhe te Liqeni Artificial i Tiranës.
Kostumet tradcionale, pasuri, por edhe kuriozitet
National Geographic ka përzgjedhur një album me fotografi të kostumeve tradicionale të popujve të ndryshëm(nga 1913). Kostumet përgjithësisht shihen tashmë si shenja të një kohe të largët, pasi veshja sa vjen e unifikohet. Kështu që kostumet tradicionale dëshmojnë një pasuri të popujve, por edhe një dëshmi të larmisë kulturore në një kohë kur komunikimi, sidomos ai vizual, ishte thuajse i pamundur.
Të shkatërrohet trashëgimia kulturore