trajtim preferencial
Meta kundër “amnistisë preferenciale” për korporatat
Meta kthen në parlament një prej ligjeve të Paketës Fiskale të vitit 2019. Bëhet fjalë për nenin 9 të Ligjit të Tatimit mbi të Ardhurat, që parashikon uljen nga 15% në 8% të taksës së dividentit të korporatave ose fitimit që shkon në xhepat e aksionerëve.
Meta thotë se ligji krijon trajtim preferencial prapavreprues, pasi përfshin në normën 8% edhe korporatat që nuk kanë paguar taksën për fitimet e realizuara përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Kjo sipas presidentit krijon pabarazi me subjektet që kanë paguar taksën më parë në normën 15%.