tragjedi

Brigjet greke, mallkim për emigrantët e Mesdheut. 80 fëmijë janë mbytur që prej shtatorit

Postuar në 01 Nëntor, 2015 18:38

Tragjeditë me emigrantë që tentojnë të prekin brigjet e Greqisë nuk kanë fund. 11 refugjatë kanë humbur jetën mëngjesin e të dielës, kur u përmbyt gomonia me të cilën po i afroheshin ishullit Samos. Ngjarja ndodhi vetëm 20 metra para se skafi të prekte brigjet shkëmbore të ishullit.
Pesë prej të vdekurve janë gra, dy të mitur dhe katër foshnje.
Trupat e shpëtimit që shkuan në vendngjarje nxorrën fillimisht një prej trupave pa jetë. Por pak më vonë u gjetën dhjetë trupa të tjerë, që ishin bllokuar në kabinën e skafit.

Obama flet për viktimat e Oregonit: Nuk mund t’ia dal dot i vetëm përballë tragjedive

Postuar në 02 Tetor, 2015 08:52

Duhet të bëjmë diçka për të ndryshuar gjërat, por unë nuk mund t’ia dal dot i vetëm dhe shpresoj që gjatë mandatit tim presidencial të mos vij më në Oregon për të bërë ngushëllimet e rastit, deklaroi presidenti amerikan, Barack Obama për tragjedinë në një kolegj të Oregonit, ku mbetën të vrarë 13 persona. “Por, bazuar mbi përvojën time, nuk mund t’ua garantoj një gjë të tillë”, shtoi ai, gjatë një deklarate televizive, ku dukej qartë që ishte tepër i tronditur dhe i emocionuar.

11 shtator 2001, SHBA kujtojnë tragjedinë që lëndon ende

Postuar në 11 Shtator, 2015 10:09

Viktima e fundit, vetëm pak javë më parë, ishte i Marcy Borders, e reja me pseudonimin "Zonja Pluhur" sepse është fotografuar e mbuluar me hi pas rënies së një prej kullave të Qendrës Botërore Tregtare. Ajo vdiq nga kanceri si shumë nga të mbijetuarit e tjerë të 11 shtatorit 2001: në mesin e tre prekurve që u shënuan nga 2500 deri 3700.

Subscribe to RSS - tragjedi