Tomáš Halík
Një kapitull i ri për Kishën*
Dy papë të mëdhenj që kisha mundësinë t’i njihja perronalisht dhe me të cilët kam mundur të dialogoj në disa raste, Gjon Pali II dhe Benedikti XVI, e kanë mbyllur me dinjitet një epokë të gjatë në historinë e Kishës. Me Papa Françeskun zë fill një kapitull i ri i historisë së kristianizmit. Tema e epokës së maparëshme ishte përshtatja me modernitetin. Ky proces, i vështirë dhe i dhimbshëm për shumë krisitianë, pati një mbyllje të lumtur sipas mendimit tim, në debatin filozofik mes kardinalit Ratzinger dhe filozofit Jürgen Habermas, në Mynih të Bavarisë në vitin 2003.