thesari
Zbulimi/ Gjendet kryqëzori rus bashkë me thesarin (Video)
Një kompani eksplorimi nga Koreja e Jugut gjeti pas kërkimesh disavjeçare kryqëzorin rus që u u mbyt 113 vjet më parë në një betejë detare në afërsi të ishullit Ulleungdo në Detin e Koresë.
Rëndësia e këtij zbulimi lidhet me faktin sasisë së madhe të arit që gjendjej në bordin e anijes, e cila ishte pjesë e Flotës Përandorake të Rusisë.
"Dmitrii Donskoi" u gjet të dielën në një thellësi prej 434 metrash dhe 1 kilometarër nga ishulli. Kryqëzori rus kishte marrë pjesë në luftën Ruso-Japoneze (të viteve 1904-1905), për t'u fundosur në betejën detare të Tsushimas.
“Hipotekohet” investimi për inceneratorin e Fierit
Teksa kompania Integrated Technology Waste Treatment Fier është në kërkim të një vendi për ngritjen e impiantit të trajtimit të mbetjeve në Fier, Ministria e Financave ka paguar në ditët e fundit të vitit 2017 një faturë tjetër prej 108 milionë lekësh (rreth 820 mijë euro) ndaj kompanisë që ka fituar koncesionin.
Monitor shkruan se kompania po merr pagesa të rregullta nga Thesari edhe pse kaloi një kalvar konfliktesh me komunitetin në Qarkun e Fierit, të cilët me protesta agresive nuk po lejojnë ndërtimin e impiantit në vendin që ishte planifikuar fillimisht në Mbrostar.
Thesari i Shtetit: U rritën të ardhurat 7.4%, ranë shpenzimet 8.4%
Sipas të dhënave paraprake të Thesarit të Shtetit, të ardhurat buxhetore në 4 muajt e parë të vitit ishin rreth 1.09 miliardë dollarë, ose 7.4% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Ndërsa shpenzimet ishin rreth 950 milionë dollarë, ose 8.4% më pak se vjet. Si rezultat, deri në fund të prillit, kemi patur një suficit buxhetor prej rreth 140 milionë dollarësh (në të njëjtën periudhë vjet, kishim një deficit buxhetor prej 30 milionë dollarësh).