theksi
Pse disa njerëz e ndryshojnë theksin ndërsa të tjerë jo
Mënyra se si flet një njeri është pjesë e brendshme e identitetit të tij. Ajo shenjon folësin duke përcaktuar se cilit grup shoqëror i përket. Thekset janë shenjë e përkatësisë po aq sa një element që ndan komunitetet.
Megjithatë, shumë prej nesh njohin plot njerëz që e kanë "humbur" theksin e tyre rajonal ose kombëtar dhe të tjerë, theksi i të cilëve vijon të mbetet i fortë.
Duke pasur parasysh rëndësinë personale dhe shoqërore të mënyrës sesi dikush flet, pse një individ e ndryshon theksin?