Thanza
Anëtari i Gjykatës së Lartë i dënuar për vjedhje në Itali
Admir Thanza, anëtar i Gjykates së Lartë rrezikon të mos e kalojë vettingun. Ai nuk justifikon pasurinë e tij dhe për më tepër rezulton të ketë qenë i dënuar në Itali për vjedhje të kryer në bashkëpunim. Nga gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Thanza është dënuar në vitin 1999 me 40 ditë burg nga autoritetet italiane, dënim që më pas i është pezulluar.
Këtë vendim ai e ka fshehur, ndërsa rezulton me probleme edhe me pastërtinë e figurës pasi ka patur kontakte me njerëz me precedentë penalë.