termet

Tërmet 7 ballë në Turqi (VIDEO)

Postuar në 30 Tetor, 2020 13:53

Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë pak minuta më parë. Sipas mediave turke, lëkundjet janë ndier në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa. Siç raporton CNN turk, epiqendra e tërmetit ka qenë deti Egje. Ndërsa sipas USGS, Instituti Amerikan i Gjeofizikës, magnituda e tërmetit është 7 ballë. Lëkundjet janë ndier edhe në Greqi. Mediat greke raportojnë se lëkundjet janë ndier edhe në Athinë, 300 km nga epiqendra. 

Tërmet në Birmani me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter

Postuar në 25 Gusht, 2016 12:03

Një tjetër rajon është goditur nga tërmeti sot. Në Birmani lëkundjet me magnitudë 6.8 ballë të shkallës Rihter prekën zonën afër qytetit të Mandalay, ndërkohë që paralajmërohen goditje në Bangladesh, indi dhe Tajlandë. Thellësia e burimit të lëkundjeve është 91 km. 

Italia goditet nga tërmeti, dhjetra viktima (video, foto)

Postuar në 24 Gusht, 2016 10:18

Dhjetra viktima numërohen nga tre tërmete të forta kanë goditur gjatë natës Italinë qëndrore. I pari dhe më i forti me magnitudë 6 ballë i shkallës Rihter është regjistruar rreth orës 03:36 rreth 2 km nga qyteti i Accumolit dhe 10 km nga Arquata del Tronto dhe Amatrice. Qyteti Amatrice ka pësuar dëmet më të mëdha, ku kryebashkiaku i saj është shprehur se qyteti pothuajse nuk ekziston më. “Rrugët janë të bllokuara. Gjysma e qytetit është zhdukur”, ka thënë kryetari i kësaj komune, Sergio Pirozzi. “Ka njerëz që janë të bllokuar nën gërmadha...

Video/Tërmeti i sotshëm në Azi - 7.5 ballë

Postuar në 26 Tetor, 2015 15:28

Një tërmet 7.5 ballë Rihter goditi sot Azinë Qendrore dhe u ndje në Pakistan, Indi dhe Afganistan. N137 Afganistan kanë humbur jetën 60 persona, kurse në dy vendet e tjera raportohen vetëm të plagosur. Epiqendra ishte në Hindu Kush.

Subscribe to RSS - termet