terapia intensive
Pse disa sëmuren rëndë dhe disa Jo? Përgjigja zbulon kompleksitetin e CoVid-19
Duket se shkencëtarët po i afrohen përherë e më shumë përgjigjes se përse CoVid-19 si sëmundje e shkaktuar nga virusi SARS Cov-2, diskriminon pacientët që prek. Pra pse në disa njerëz ai manifestohet në simptoma të rënda deri në humbje jete dhe pse në disa të tjerë kalon pa shenja fare. Përgjigja sigurisht qëndron tek imuniteti, por interpretimi se sistemi imunitar godet veten në disa raste nuk shpjegon shumëçka.
Dexamethasone, shpresa kryesore për pacientët në ventilim
BBC-ja raporton se dexamethasone mund të jetë një shpresë e madhe në luftën kundër koronavirusit. Sipas ekspertëve britanikë, medikamenti në fjalë, që kushton pak dhe është komisionuar në vitin 1961, ndihmon sidomos pacientët në gjendje kritike dhe që janë në ventilator. Medikamenti është pjesë e testimit më të madh në botë që provon nëse ilaçet në përdorim mund të jenë efektive ndaj CoVid-19. Testimi është kryer mbi 2000 pacientë të shtruar dhe sipas të dhënave përdorimi I dexamethasone ka ulur rrezikun e vdekjes me 12%.