tensioni politik
Ballkani Perëndimor në situatë të destabilizuar
Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë paralajmëroi sot se protesta do të rinisin së shpejti me objektiv rrëzimin e qeverisë aktuale me “çdo kusht”. “Do të ketë protestë me metoda që i kemi parë deri më tani, por edhe me metoda të tjera, të cilat nuk i kemi përdorur. Protesta e 9 janarit është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse do të duhej të ishte goditja përfundimtare ndaj këtyre marrëveshjeve dhe, në anën tjetër, do të niste një proces të ri të të protestuarit kundër kësaj qeverie, të përbërë nga shkelës të Kushtetutës.