tenderi
OSHEE-ja, zyrë partie, apo kompani shtetërore?
Nëse ka një ent shtetëror në Shqipëri, drejtuesit e të cilit i kanë mbushur mendjen vetes se mund të bëjnë çfarë të duan, ky është OSHEE. Sot ai erdhi sërish në vëmendje për një tender 5 milionë euro që i ka shkuar një miku të kryeministrit, si favor për ndërtimin e vilës në Surrel, të dhëna që u përcollën nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Shënim: Laguna e Patokut dhe “dekriminalizimet” e bujshme me urdhër të... peshkut
Sherri i lagunës së Patokut që kishte në qendër një liçensë peshkimi mund të kishte shkuar shumë më keq, edhe me viktima. Por palët në histori, deputeti socialist Armando Prenga dhe i vëllai, dhe fisi Cali që ka patur një liçensë prej 10 vjetësh në këtë lagunë, deri tani janë ndarë me të plagosur dhe me çështje gjyqësore. Zhvillimi i fundit është vendimi i Gjykatës Administrative që rikthen shfrytëzimin e lagunës së Patokut për peshkim, firmës së familjes Cali.
Të besosh ministrin Panariti kur thotë se nuk e dinte që fituesi i tenderit të Patokut ishte vëllai i deputetit...
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti thotë se nuk e ka ditur që firma fituese e tenderit të shfrytëzimit të lagunës së Patokut është e vëllait të deputetit Prenga, raporton Tv Klan. Ky tender është shkaku i përplasjes së armatosur mes familjes Cali dhe deputetit Armando Prenga, e cila la 7 të plagosur. Tenderi i zhvilluar në muajin prill iu dha kompanisë së themeluar vetëm pak muaj më herët, “Tekni 01” të Eduard Prengës, vëllait të deputetit. Familja Cali akuzoi menjëherë Ministrinë e Bujqësisë për favorizim të kompanisë “Tekni 01” për shkak se pas saj qëndronte deputeti i mazhorancës.
Ahmetaj fshihet pas mega-tenderit të check up-it falas, akuzon Sot
Gazeta Sot thotë se ministri Arben Ahmetaj fshihet pas tenderit të majmë të check up-it shëndetësor falas. Fakti që një kompani e licencuar për alkool dhe cigare, fiton me ofertën më të lartë dhe me një procedurë krejtësisht të dyshimtë, një projekt me vlerë qindra milionë euro, ka nga pas një dorë dhe interes të fortë. Sipas Sot, mministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ngrihen dyshime nëse ja ka shitur aksionet e kompanisë së tij “HERMES” (me të cilën zhvati Telekomin), vetëm sa për sy e faqe afaristes që ka fituar Check-Up, Vilma Nushi.
Konflikti i fiseve Cali e Prenga për lagunën e Patokut
Konflikti mes pjesëtarëve të fisit Cali, duket se e ka zanafillën në Prill të këtij viti, kur Ministria e Bujqësisë organizoi një tender për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut në Lac. Në garë morën pjesë dy firma Tenki-01 Shpk, me të vetmin aksioner Eduart Prengën, vëllain e Armando Prengës, dhe Cali Shpk, në pronësi të familjes Cali.
E para fitoi tenderin me 5 pikë më shumë se tjetra. Firma Cali në emër edhe të peshkatarëve konstestoi garën dhe tha se firma e vëllait të deputetit socialist ishte krijuar pak muaj para se të organizohej tenderi.
Asnjë surprizë në tenderin e lavanterisë në QSUT, fiton kompania në qendër të akuzave
Përsëritja e tenderit shumë të debatuar katër vjeçar të lavanterisë në QSUT nga Ministria e Brendshme, që në këtë raste shërbente si organ qëndror kontraktues, nuk ka sjellë surpriza.
Kompania A.G.S Sh.p.k, e cila akuzohej se ishte favorizuar gjatë procedurës së parë të prokurimit , e cila u anulua nga Komisioni i Prokurimit Publik, KPP, është shpallur fituese me një ofertë prej 1,097 miliardë lekë. Oferta fituese është e barabartë me 99.2 për qind e çmimit limit të tenderit. Fondi limit qe 1,160 miliardë lekë.
Thagmat e doganës, 29 milionë lekë dëm për blerje biçikletash. 1.5 milionë copa, ka qenë vlerësimi
29 milionë lekë të vjetra dëm ekonomik ka shkaktuar Drejtoria e Doganave e cila ka destinuar një fond për tenderim biçikletash. Por edhe për vendparkimet e tyre. “Një biçikletë është paguar 1.5 milionë lekë të vjetra. Sipas KLSH-së, kryerja e këtij shpenzimi nuk përputhet me misionin dhe vizionin e administratës doganore dhe se nuk mund të justifikohet. Në auditimin e kryer nuk rezulton asnjë kërkesë apo shkresë e ndonjë sektori apo departamenti të veçantë të Doganave për pajisjen me biçikleta.