Ahmetaj fshihet pas mega-tenderit të check up-it falas, akuzon Sot
Gazeta Sot thotë se ministri Arben Ahmetaj fshihet pas tenderit të majmë të check up-it shëndetësor falas. Fakti që një kompani e licencuar për alkool dhe cigare, fiton me ofertën më të lartë dhe me një procedurë krejtësisht të dyshimtë, një projekt me vlerë qindra milionë euro, ka nga pas një dorë dhe interes të fortë. Sipas Sot, mministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ngrihen dyshime nëse ja ka shitur aksionet e kompanisë së tij “HERMES” (me të cilën zhvati Telekomin), vetëm sa për sy e faqe afaristes që ka fituar Check-Up, Vilma Nushi. Dhe ndërkaq ka ndikuar fort që tenderi të fitohej nga Nushi, pra nga ai vetë. Gazeta pohon se në ditët në vijim, do të publikojë të dhëna dhe fakte, për personazhet realë që fshihen pas tenderit që po rrjep taksapaguesit shqiptarë për mashtrimin e madh të kontrollit falas për grupmoshat 40-65 vjeç.
Add new comment