Tender viktiv
Akuza, tender fiktiv për veshjet e policëve bashkiakë
Partia Demokratike akuzoi Bashkia e Tiranës se shpall fituese të një tenderit fiktiv 100 milionësh një kompani nën sekuestro për mospagim taksash dhe me vetëm 1 punëtor. Bëhet fjalë për një tender për veshjet e policëve bashkiakë ku në garë kanë marrë pjesë vetëm 2 kompani: “Vojsava Zenelaj” që është shpallur fituese dhe një kompani tjetër “Muça shpk”, e cila ka depozituar dekomunentacionin, por nuk ka bërë asnjë ofertë.