temperatura

“Llamba e lagur”, fenomeni që shpjegon vdekjet nga nxehtësia

Postuar në 09 Korrik, 2021 14:56

Një valë e pazakontë të nxehti që ka përfshirë Amerikën e Veriut u ka marrë jetën qindra personave ditët e fundit. Ekspertët thonë se ky është një fenomen që supozohej të ndodhte në mesin e shekullit XXI dhe i shpjegojnë vdekjet me fenomenin e "llambës së lagur". Ky i fundit ndodh pikërisht atëherë kur trupi i njeriut nuk e përballon dot nxehtësinë dhe nivelin e lagështirës, të kombinuara bashkë.

Bakteret e fjetura të Arktikut rrezikojnë zhdukjen e njerëzimit (Video)

Postuar në 17 Tetor, 2018 09:22

 “Skenari për rritjen e temperaturës mesatare në Tokë me 1.5 gradë Celsius gjatë 12 viteve të ardhshme dhe çlirimi i baktereve të lashta është më e  pakta që duhet të na shqetësojë”-thotë Profesor Peter Frankopan nga Universiteti e Oksfordit

I specializuar në çështjet e  mjedisit ai aralajmëron njerëzimin dhe sidomos fuqitë e mëdha se pasojat mjedisore të rritjes së temperaturës globale duhet të frikësojnë komunitetin botëror. Kjo për shkak se nga akulli që shkrin në Arktik ka gjasa të çlirohen bakteret e fjetura, të cilat mund të çojnë në zhdukjen e njerëzimit!

Studimi/Temperatura në Ballkan do të rritet me 5° C deri në fund të shekullit

Postuar në 06 Qershor, 2018 15:00

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (KBR) botoi një studim mbi ndryshimet klimatike në Ballkanin Perëndimor, duke treguar një rritje alarmante të temperaturës në të gjithë territorin, me rritjen e vëzhguar të temperaturës prej 1.2ºC në të ardhmen e afërt, e destinuar të ngrohej më tej me 1.7 – 4.0 ° C dhe madje edhe më shumë se 5.0 ° C deri në fund të shekullit, në varësi të përpjekjeve globale në reduktimin e emetimeve të gazrave serë.

Shterimi i rezervave të lëndëve djegëse, në vitin 2300 temperatura e planetit rritet me 10 gradë

Postuar në 25 Maj, 2016 10:16

Shkencëtarët janë të shqetësuar për të ardhmen e planetit dhe pasojat që njerëzimi do të vuajë nga ezuarimi i rezervave të lëndëve djegëse. Studiues të Universitetit të Viktorias në Kanada parashikojnë se nëse do të shterohen të gjitha burimet e identifikuara të lëndëve djegëse atëherë temperatura e planetit do të rritet me 10 gradë celcius, duke provokuar thatësirë në disa zona dhe dëme të mëdha në ekonominë globale. Sipas studimit, ndikimi më i madh do të jetë në Arktik, ku është vlerësuar se deri në vitin 2300 temperatura do të rritet në 20 gradë Celsius.

Emetimi i karbonit në atmosferë, temperatura e Tokës arrin 1 gradë Celcius më shumë sesa në periudhën paraindustriale

Postuar në 12 Nëntor, 2015 15:21

Niveli i emetimit të karbonit në atmosferë po prodhon pasoja serrioze për klimën në Tokë. Kështu shkencëtarët thonë se edhe sikur emetimi i tij, të ndalë sot, temperaturat do të kërcejnë me 1.6 gradë Celcius më shumë, krahasuar me periudhën paraindustriale. Organizata Botërore e Meteorologjisë deklaroi se niveli i dioksidit të karbonit në atmosferë arriti në 400 njësi për milion në fillim të këtij viti dhe konsiderohet rekord. Implikimi për jetën tonë është serioz: deir më tani, temperatura e Tokës është 1 gradë Celcius më shumë sesa në periudhën paraindustriale. 

Subscribe to RSS - temperatura