telenovela
"Policët dhe farat", telenovela e re e qeverisë
Kryeministri e përsërit shpesh se policia ka qenë e tradhëtuar dhe se ndryshimi me trupën e tanishme nuk është vetëm tek uniformat. Por karakteri komik, ai që shpesh herë i kanë veshur policisë, duket se ka kapur edhe modelin e policimit që shteti i ri ka përshtatur me retorikën dhe uniformat e reja. Së fundmi është lajmëruar për një aksion kombëtar për asgjësimin e farave, fidanishteve dhe parcelave me kanabis.
Aleanca e "të fortëve" keqkuptohet për çështje etike
Prej disa ditësh po shohim shfaqjen kombëtare PS-LSI, dy parti që kanë bërë bashkë Ilir Metën me Edi Ramën, dy personazhe që 4 vjet më parë hodhën firmën për të rilindur Shqipërinë. Bazuar mbi asnjë princip tjetër veç pazarit për transformuar qeverisjen Meta - Berisha në një rikonfigurim Meta-Rama, tradhëtia e 85 mijë zemrave opozitare u vulos nga "tradhëtia e shuplakave", një telenovelë e njohur që gjithsesi u gëlltit pa probleme nga populli socialist.
Telenovela në serinë më dramatike, një hap nga ndarja e shumëpërfolur
Marrëdhënia mes tyre është kthyer tashmë në një telenovelë. Ka kohë që është folur për ndarje e ripajtime, por episodet e ditëve të fundit duket se janë edhe më dramatiket për çiftin që po mban në ankth gjithë Shqipërinë. Kjo pas zërave se Ilir Meta ka nisur flirtet me PD-në. Kryeministri Rama i veshur me një pallto të gjatë ka pritur mëngjesin për të mbirë në dyert e Ilir Metës, i cili e kishte marrë më shtruar gjumin dhe sipas informacioneve mbërriti me rreth 40 minuta vonesë.