teknologjia
Miliona vende pune të kërcënuara nga industria 4.0?
"Ne ndodhemi në fillim të një revolucioni, si pasojë e të cilit, mënyra si jetojmë, punojmë dhe veprojmë me njëri-tjetrin do të ndryshojë në mënyrë rrënjësore", tha organizatori i Forumit të Davosit Klaus Schwab. Fjala është për Industrinë 4.0 - pra për prodhimin e drejtuar nga kompjuterat, të automatizuar plotësisht dhe të lidhur në rrjet, dhe me përhapjen gjithnjë e më të madhe të teknologjisë edhe në sektorin e shërbimeve - për shembull përmes robotëve.
“Rëndësi ka historia që lufta tregon, jo përparimi apo numri i të vrarëve. Jemi në luftë me Iranin”
Izraeli dhe Irani ndodhen aktualisht në një luftë teknologjike në lëmin ushtarak dhe civil dhe duket se iranianët po e ngushtojnë shumë diferencën. Shefi i shërbimit sekret ushtarak të Izraelit, Herzl Halevi, ka pranuar realitetin në një leksion që ka dhënë para Kolegjit të Menaxhimit në Bankën “Rothchild” në Tel-Aviv. “Nëse më pyesni kur do të kemi një luftë me Iranin në 10 vitet e ardhshme, do ju jap një përgjigje surprizuese: Ne jemi tashmë në luftë me Iranin. Ne po zhvillojmë një luftë teknologjike.
A duhet hequr dorë nga arsimi i përgjithshëm? Një debat global që vlen edhe në Shqipëri
Çfarë shkollimi na duhet? Ku duhet ta orientojmë sistemin arsimor? Këto janë pyetje që nuk shtrohen vetëm në Shqipëri, por kudo në botë, ndonëse vendi ynë përballet me probleme shumë serioze në organizimin e sistemit më tepër sesa në dhënien atij të një qëllimi. Në ShBA është zhvillimi teknologjik dhe përhapja e teknologjisë si pjesë e kulturës ajo që po kërkon rishikimin e programeve arsimore. Fareed Zakaria shkruan në një opinion në “Washington Post” se ndryshimi i arsimimit dhe orientimi i tij drejt dijeje specifike, teknike, është një temë që ka konsensus në ShBA.