tapi
Boja e legalizimeve, Lezha një shembull që demaskon shfaqjet e kryeministrit
Ka kohë që propaganda përdoret për të mbuluar “pisllëqet” e pushtetit edhe në çështje që janë konsideruar si arritje madhore të kësaj qeverie. Vetë kryeministri shëtit fshat më fshat me një mikrofon në dorë duke u vënë festen hallexhinjve që marrin në dorë nga një tapi legalizimi të shoqëruar me limonadat elektorale të kryetarit të Aleancës për Shqipërinë Europiane. Me hapjen e platformës televizive personale ERTV, Edi Rama është kujdesur që në publik të dalë vetëm retorika e tij për çka po bën qeveria.
Avazi i legalizimit - politikë e Kuturusë dhe urrejtje për pronën legjitime
Kryeministri i Shqipërisë ka qenë sot në Roskovec të Fierit ku ka nisur avazin e dashur të shpërndarjes së tapive të shtëpive që legalizohen. Para disa ditësh gjatë një interviste televizive Edi Rama e konsideroi gabim faktin se legalizimin e përdori për fushatë zgjedhore. Sot nuk jemi në fushatë, por një distancim real nga ky instrumentalizim do të ishte që kryeministri t’u shmangej shfaqejeve të tilla sërish. Por larg televizionit nuk jetohet.