taksa e pasurise
Projektligje "patriotike" për të vjelë taksën e pasurisë së shqiptarëve
Në 18 Shkurt parlamenti miratoi me 72 votat e shumicës projektligjin “Për identifikimin dhe regjistrimin e adresave të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”. Ky ligj u prezantua nga qeveria si një nismë e Ministrisë së Brendshme dhe iu servir publikut si një ndërgjegjësim i shtetit për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve të tij që ndodhen si emigrantë jashtë vendit. Vlen shumë të kujtojmë se çfarë ka thënë ministri i Brendshëm gjatë prezantimit të këtij projektligji.