të krishterët Zerva
Çështja çame sipas optikës greke, propagandë dhe nacionalizëm
Për çështjen e shumëdebatuar të Çamërisë, Huffingtonpost ka folur me profesorin e Universitetit të Janinës, Athanasios Gotovos, i cili është dhe autor i librit me titull “Çamëria, identitete në Thesprotinë e pushtuar dhe roli i pakicës myslimane”. Siç shpjegon Gotovos bëhet fjalë për një çështje shumëplanëshe dhe të shtrirë në disa faza historike. Për të kuptuar këtë çështje të vështirë thotë ai kërkohen njohuri, jo vetëm në rrafshin historik, por edhe në disiplina të tjera të ngjashme të shkencave sociale.