supernova
Vdekja e Betelgeuse; pasoja e parë "shi neutronik" mbi Tokë
Ylli i ndritshëm dhe i kuq Betelgeuse në yjësinë Orion ka shfaqur disa sjellje të papritura. Në fund të vitit 2019 dhe 2020, ai u bë më i zbehtë se asnjëherë më parë - të paktën sipas të dhënave që shkojnë pas në kohë rreth një shekull. Ky event u emërtua "errësimi i madh", por që atëherë Betelgeuse ka rimarrë sërish shkëlqimin e plotë. Për disa ditë këtë vit, ai ishte ylli më i ndritshëm në Orion – më i ndritshëm se kurrë më parë.
Hipoteza/Një shpërthim supernove mund të jetë shkaku i zhdukjes në masë në Tokë, 359 mln vjet më parë
Rrezet kozmike të emetuara nga shpërthimi i një supernove(yje masivë të quajtur xhuxh i bardhë që janë në fazën e fundit të evolucionit të tyre dhe që përshpejtojnë fuzionin bërthamor) mund të jenë përgjegjëse për të paktën një zhdukje masive në Tokë. Ky është përfundimi i një studimi të udhëhequr nga profesori Brian Field nga universiteti i Ilinoisit që sugjeron se shpërthimet kozmike mund të kenë shkaktuar zhdukjen në masë 359 milionë vjet më parë, mes periudhave Devoniane dhe asaj Karbonifere.
Zbulohet dorëshkrimi/Avicena ka vëzhguar një Supernova në vitin 1006
Disa shkencëtarë gjermanë kanë zbuluar një dorëshkrim të dijetarit të mirënjohur pers, Ibn Sina, njohur në latinisht si Avicena, në të cilën përshkruhet vëzhgimi i një Supernove. Supernova është shpërthimi i një ylli në fund të jetës së tij.