statujat
Italianët mbuluan statujat gjatë vizitës së Rouhanit. Iranianët përgjigjen me ironi
Bëri bujë veprimi protokollar i palës italiane gjatë vizitës së presidentit të Iranit Hasan Rouhani në Romë, e cila në muzeun Capitoline mbuloi statujat nudo. Kjo me idenë se mysafiri, që përfaqëson një Republikë Islamike, mund të ndihej i fyer. Madje u shmang nga menuja e drekës edhe vera apo pijet alkoolike. Kjo sjellje ka sjellë reagime ironike nga iranianët, që siç raporton BBC-ja janë tallur jo pak. Ka disa prej fotove që ironizojnë këtë veprim, i cili në emër të kujdesit për të shmangur mërzinë e mikut, shpalosi pa dashur një fyerje për iranianët.