spiropali
Spiropali ofendohet, dhe me të drejtë: Unë kam përfituar nga qindarkat e kursit të anglishtes?!
Kursi online për anglisht? Ish-drejtoresha e Doganave është shkolluar në SHBA
Materiali i publikuar sot nga “Syri.net”, riprodhuar edhe në “ResPublica” ku rezultonte se personel i Doganës shqiptare, mes të cilëve edhe ish-Drejtoresha, Elisa Spiropali, përbën një skandal të dyfishtë. Duke besuar tek autenticiteti i materialit, ende i pahedhur poshtë nga pala e përfolur, tërheq vëmendjen, se përveç akordimit të një fondi shtetëror për kurs anglishteje, i pambështetur në ligj siç thuhet aty, edhe fakti se Spiropali e ka realisht të panevojshme një gjë të tillë.
Dogana, 468 000 lekë për kurs anglishteje për drejtuesit! Merr pjesë edhe Spiropali
“Syri.net” publikon një faksimile prokurimi në dogana për...”kurs anglishteje online”. Dhe në këtë kurs merr pjesë edhe Drejtoresha e Doganave, e dikurshmja, Elisa Spiropali. Dokumenti, që ngjan si i hartuar nga organe auditi, nënvizon se fondi prej 468 000 lekë është i pajustifikuar, përderisa “nuk mund të përdoren fondet buxhetore për përmirësimin e gjuhës së huaj apo për kualifikime për të cilat lidhen drejtpërdrejtë me arsimin profesional”.
Një emër me gjashtë zero për Elisa Spiropalin!
Ajo që përflitej ngado në Tiranë, ka gjetur dje një titull zyrtar në “Rilindjen Demokratike”, gazetë e Partisë Demokratike. Me një shkrim të gjatë, kjo gazetë akuzon ish-drejtoreshën e Doganave, Elisa Spiropali se ka vjedhur për vetëm 16 muaj në detyrë 5 milionë euro. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse Edi Rama, kryeministri, e ka larguar nga detyra Spiropalin. “Rama është personi i cili në një komunikim të ngushtë me njerëzit e tij të besuar kur ka kërkuar largimin e Spiropalit ka dhënë edhe arsyen se përse.