sovjetiket
Arkivat ruse/Pamje të rralla të John McCain i kapur rob në Vietnam
Në Moskë është hapur një ekspozitë me foto të marra gjatë Luftës së Vietnamit ku siç raporton agjencia shtetërore “Sputnik” disa foto shfaqen për herë të parë. Ekspozita drejtohet nga kreu i Organizatës së Veteranëve Rusë të Vietnamit, Nikolai Kolesnik, i cili ishte pjesë e grupit të parë të oficerëve sovjetikë që u dërguan në ndihmë të ushtrisë vietnameze. Fotot vijnë nga arkivat e oficerëve rusë dhe paraqesin ndër të tjera edhe pilotë amerikanë të kapur rob.
Lirohet pas 30 vjetësh Ronald Pelton, spiuni sovjetik që kaloi sekrete të NSA-së
Autoritetet amerikane kanë liruar nga burgu këtë të martë, Ronald Pelton, ish-punonjës i NSA-së, i cili u kaloi sovjetikëve informacione sekrete. Pelton hyri në lidhje me ambasadën sovjetike në SHBA, në vitin 1979, një vit pas dorëheqjes nga detyra. 35 mijë dollarë u pagua Pelton nga sovjetikët në këmbim të informacioneve që ai u kaloi për Operacionin Ivy Bell, i cili synonte të përgjonte komunikimet ushtarake sovjetike që kryheshin përmes kabllove të vendosur nën ujë në oqean.
Kur sovjetikët u ulën për herë të parë në Mars
Shkencëtarët sovjetikë ishin të dëshpëruar se nuk po kapërcenin dot amerikanët në garën për të pushtuar hapësirën, pasi këta të fundit zbritën në Hënë, ndërkohë që kufiri tjetër i afërt ishte planeti i kuq. Vite të furishme, punë e vazhdueshme, me dhe pa kohë për të testuar garën, kulmuan me tri raketa të prishura në maj të vitit 1971.
Guy Burgess, “Anglezi i Stalinit”. Një libër i ri hedh më shumë dritë mbi “Rrethin e Kembrixhit”
“Rrethi i Kembrixhit” mbetet intrigues akoma. Ndonëse kanë kaluar 50 vjet gati, Britania e Madhe, duket se nuk e harron dot kollaj atë që ndodhi me pesë studentët e Kembrixhit, pjesë e elitës së saj, të cilët u konvertuan në agjentë sovjetikë. Guy Burgess, Kim Philby, John Cairncross(i diskutueshëm), Donald McClean, Anthony Blunt, ishin të agjentë të cilët konsiderohen se i kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme sigurisë britanike. Më tej akoma, ata përfaqësojnë një model unik, të agjentit të ndikuar ideologjikisht në një shekull luftërash ideologjike.
NASA publikon videon me pamjet e "anës së padukshme të Hënës"
Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, ka lëshuar një video ku paraqitet "ana e padukshme e Hënës". Pamjet janë marrë nga një satelit dhe i jane përcjellë publikut. Për herë të parë, Hëna u pa nga ky kënd, më 1959, kur sovjetikët hodhën në hapësirë satelitin e parë.