Lirohet pas 30 vjetësh Ronald Pelton, spiuni sovjetik që kaloi sekrete të NSA-së
Autoritetet amerikane kanë liruar nga burgu këtë të martë, Ronald Pelton, ish-punonjës i NSA-së, i cili u kaloi sovjetikëve informacione sekrete. Pelton hyri në lidhje me ambasadën sovjetike në SHBA, në vitin 1979, një vit pas dorëheqjes nga detyra. 35 mijë dollarë u pagua Pelton nga sovjetikët në këmbim të informacioneve që ai u kaloi për Operacionin Ivy Bell, i cili synonte të përgjonte komunikimet ushtarake sovjetike që kryheshin përmes kabllove të vendosur nën ujë në oqean. Problemet financiare e çuan Pelton drejt mendimit për të hyrë në kontakt me sovjetikët të cilët e përdorën për disa vjet dhe e konsideruan si burim të vlefshëm. Ishte dezertori sovjetik Vitaly Yurchenko që çoi në zbulimin e Pelton dhe mandej arrestimin e tij në vitin 1985.
Add new comment